
Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2023”, është realizuar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023”, për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore, shkruan Gazeta10.
Sipas Forca e Sigurisë së Kosovës, në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit.
Kujtojm se në fund të muajit maj, FSK-ja do të jetë pjesë e ushtrimit Defender 2023, ku do të jetë mikëpritëse për ushtritë e vendeve të tjera./Gazeta10