Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Mosbindja ndaj urdhërave të shefit” – PDK-ja e shkarkon drejtoreshën për Kulturë në Istog

Gazeta10
08 May 2023 - 10:24

Është shkarkuar nga posti i Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Istogut, Elianë Blakaj, shkruan Gazeta10.

Sipas saj, arsyet e shkarkimit janë “mosbindja ndaj urdhrave të shefit’’ dhe se shkarkimi ndodhi në mënyrë tinëzare, për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhonte ajo.

“Shkarkimi ndodhi në mënyrë tinëzare dhe tradhtare. Nuk ndodhi për shkak të mos kryerjes së detyrave të punës, por ndodhi për shkak se nënkryetari kishte dëshirë të ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë të cilën e menaxhoja dhe ky fakt tregon paaftësinë e tij për kryerjen e detyrave të cilat është i ngarkuar brenda Komunës. Ky shkarkim ndodhi, për ta fshehur paaftësinë e tij si partner i koalicionit për ta menaxhuar atë, duke parë vetën si patericë pa asnjë funksion, bëri atë që kishte mundësi të vetme.”, ka shkruar ajo.

Ajo shprehet se kryetari i degës ka vendosur për fatin e saj, dhe ka realizuar “përpjekjen e tij një vjeçare për shkarkimin e saj”.

“Paaftësia e tij për të ushtruar pozitën e lartë që mbanë brenda Komunës, pamundësia e ushtrimit të kompetencave, dëshira për me kontrollu gjithçka dhe pamundësia për me blloku punën time bëri që ai të vendos për shkarkimin tim”, është shprehur ajo.

Tutje, ajo ka akuzuar edhe degën e PDK-së në Istog duke thënë se kjo parti ‘’asnjëherë nuk ka përkrahur njerëz që s’ishin servilë.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.