Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jose Mourinho reagon pas lajmeve që e lidhin atë me një kalim tek Chelsea ose PSG

Gazeta10
08 May 2023 - 16:34

Jose Mourinho ka reaguar pas spekulimeve të cilat sugjerojnë se ai është duke u konsideruar nga ekipet e Chelsea dhe PSG për postin e kryetrajnerit.

Trajneri portugez momentalisht është në krye të Romës, me “Giallorossët” të cilët po kërkojnë triumfin në Europa League pasi 12 muaj më parë dolën fitues të Conference League.

Mourinho pretendon të jetë plotësisht i fokusuar në atë mision, ku gjitashtu ka për synim të përfundoj sezonin sa më lartë që është e mundur në tabelë.

Ai i ka kushtuar pak vëmendje raportimeve se ai mund të rikthehet në Premier League për herën e tretë në Stamford Bridge ose në Francë për të punuar me emra si Kylian Mbappe dhe Neymar.

Mourinho iu ka thënë gazetarëve kur u pyet për të ardhmen e tij: “Unë nuk flas me miqtë apo gazetarët. Nëse disa muaj më parë shefi ynë [Pietro] Berardi tha se ai është i sigurtë që une do të qëndroj, ai është interpretimi i tij. Nëse këtë herë Mr.Zazzaroni [një gazetar] tha çfarë ai tha ai është interpretimi i tij, unë nuk jam duke biseduar me askënd. Situata është e qartë, nga pikëpamja e kontratës une ende kam edhe 1 vit në kontratën time. Futbolli është futboll, ndonjëherë kontratat nuk janë gjëja më e rëndësishme.”

Mourinho ka marrë tre kartonë të kuq për Romën këtë sezon, duke e detyruar atë që të mungojë në disa ndeshje, por problemet me gjyqtarët në Serie A nuk do të thotë se po bëjnë që ai të largohet përfundimisht nga ‘Stadio Olimpico’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.