Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një javë pas aktit masakër i riu serb nuk pendohet fare që vrau 8 nxënës dhe rojën

Gazeta10
09 May 2023 - 13:17

14-vjeçari i cili me armën e të atit vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd nuk është penduar as sot, gjashtë ditë pas aktit monstruoz.

Aktualisht ai ndodhet në izolim në Klinikën e Neurologjisë dhe Psikiatrisë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, djali ka vetëm dy pyetje “Kur do të dal nga këtu” dhe “Cilat janë reagimet ndaj veprës që bëra?”, raporton Gazeta10.

Gazeta thekson se i dyshuari nuk ka kërkuar të ketë kontakt me asnjeri madje nuk ka kërkuar të takohet as me prindërit e tij.

“Asnjë kërkesë, as për prindërit nuk pyet. Interesimi i tij i vetëm është se kur del dhe cilat janë reagimet për aktin e tij”, ka thënë burimi i “Blic”.

Duke përshkruar gjendjen aktuale të të dyshuarit, burimi thekson se ai është plotësisht i qetë dhe nuk ka nevojë të marr as qetësues.

“Ai pret të jetë tejet i njohur. Pritshmëritë e tij janë që njerëzit të mblidhen nën dritaren e tij dhe t’i këndojnë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.