
Liga e Kampionëve rikthehet sonte sonte me fazën gjysmëfinale, ku do të takohen dy gjigantët e futbollit evropian, Real Madridi dhe Manchester City.
Kampioni evropian dhe kampioni anglez do t’i matin forcat mes vete në ballafaqimin e dyfishtë gjysmëfinal të kësaj gare.
Këto dy skuadra ishin takuar mes vete edhe në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar, kur “Los Blancos” e arritën kualifikimin e paharrueshëm duke përmbysur gjithçka në fund.
Karim Benzema me shokë do të mundohen ta përsërisin suksesin e vitit të kaluar për ta mbrojtur titullin e kampionit evropian.
Ata do të tentojnë ta shfrytëzojnë përvojën që e kanë për të ecur tutje.
Reali vjen nga fitorja ndaj Osasunës në finale të Copa del Rey dhe Championsi është një tjetër trofe që e synon gjiganti spanjoll.
Sidoqoftë, madrilenët s’do të kenë punë aspak të lehtë sonte në “Santiago Bernabeu”.
Kjo pasi ata do ta kenë përballë Manchester Cityn, skuadër që konsiderohet si favorit i lehtë në këtë ballafaqim.
Pep Guardiola është i vendosur më shumë se kurrë për ta çuar në “Etihad Stadium” trofeun e Championsit.
Të prirë nga Erling Haaland e Kevin de Bruyne, “Citizens” do të kërkojnë rezultat pozitiv sonte në “Santiago Bernabeu”.
E pas një jave, ata do të mundohen të kryejnë punë në shtëpi për ta prekur finalen e Stambollit dhe për ta fituar Championsin për herë të parë në histori të tyre.
Ndeshja e sontme mes Real Madridit dhe Manchester Cityt do të fillojë në orën 21:00.