Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani për BBC flet për Asociacionin dhe të pagjeturit: Kosova nuk ikë nga obligimet

Gazeta10
09 May 2023 - 19:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për personat e pagjetur dhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për prestigjiozen ‘BBC’.

Osmani e vlerësoi si të arriturën më të madhe Deklaratën për Personat e Zhdukur.

“Unë besoj që kjo është një prej arritjeve më të mëdha në procesin e dialogut sepse është prej atyre marrëveshjeve që direkt e prek jetën e njerëzve tanë,”

Osmani shprehu shpresën që Serbia të zbatonte këtë marrëveshje.

“Të gjitha marrëveshjet duhet të shtyhen për t’u zbatuar. Kosova nuk po ikë nga obligimet e saj. Ajo çka jemi të gatshëm të ofrojmë është të japim gjithçka bazuar në standardet evropiane për t’i akomoduar të drejtat e serbëve. Por, jo t’i japim Serbisë një instrument përmes të cilit ata vazhdimisht do të cenojnë Kosovën si shtet i pavarur”, deklaroi tutje Osmani.

Ajo ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve duhet të arrihet vetëm nëpërmjet njohjes reciproke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.