
Në kuadër të rubrikës së përditshme “Flashback” të emisionit Prime-Time të Kanal10, është publikuar një intervistë e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton Gazeta10.
Rugova, i pyetur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kishte deklaruar se “se mund të jetë lojë e shërbimit sekret serb”. “Nuk e di që është një grup i organizuar ose që e paraqesin si ushtri, mund të ketë grupe të frustruara. Për serbët mund të përdorin këtë si pretekst edhe mund të jetë edhe lojë e shërbimit sekret serb…”, ka thënë presidenti Rugova.