
Në Gjilan një burrë ka raportuar se për shkak të mosdhënies së shërbimit mjekësor një vajzë ka ndrruar jetë.
Lidhur më këtë rast kanë dalur edhe njësit kompetente, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në obduksion.
“Gjilan 09.05.2023 – 14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente policore për trajtim të rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policorë.