
Ministri i zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Mustafa Varank.
Sipas njoftimit të ministrisë, qëllimi i këtij memorandumi është rritja e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal dhe fondeve të BE-së.
“Ministri Damka falenderoj ministrin Varank për përkrahjen dhe bashkëpunimin si dhe theksoj që kjo është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave, gjithashtu ministri Varank thesoj që Republika e Turqisë do të vazhdoj përkrahjen e Republikës së Kosovës dhe kjo marrëveshje e bashkëpunimit do të jetë një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. /Gazeta10/