Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Formimi i Asociacionit kusht për normalizimin e mardhënieve

Gazeta10
10 May 2023 - 13:24

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me Sobotkën ka theksuar edhe një herë se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën varet nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Falënderova Wolfgang Sobotkën për mbështetjen që Austria po i jep Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Gjithashtu diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik, që përfshin një fluks më të madh të investimeve austriake. Sa i përket dialogut me Kosovën, edhe një herë e theksova se procesi i mëtutjeshëm i normalizimit varet nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Vuçiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.