
NATO do të vazhdojë të përshtasë praninë e saj ushtarake në krahun lindor të Aleancës “sipas nevojës “, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte , pas një sulmi me dron ndaj anijeve në brigjet e Bullgarisë në Detin e Zi.
“Ne tashmë e kemi forcuar qëndrimin tonë mbrojtës në krahun lindor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë, duke përshtatur qëndrimin tonë për parandalimin dhe mbrojtjen aty ku është e nevojshme”, tha Rutte në një deklaratë të postuar në platformën X pas komunikimit të tij me kryeministrin bullgar Rumen Radev .
“NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët në Detin e Zi pas incidentit të ri me dron”, theksoi gjithashtu sekretari i përgjithshëm i aleancës.