Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: S’duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, ai është një autokrat

Gazeta10
10 May 2023 - 16:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se procesi i dialogut me Serbinë, nuk duhet të përdoret “për ta normalizuar” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Le të jemi të sinqertë. Po flasim për një autokrat. Po përballemi me një shtet që nuk ka kërkuar kurrë falje për gjenocidin e kryer ndaj njerëzve të mi, por Kosova, në të njëjtën kohë, e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, për të qenë konstruktive dhe e angazhuar. Janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje në Bruksel, dhe lista e shkeljeve nga ana e Serbisë është shumë, shumë e gjatë”, ka thënë Osmani, në një bisedë me Këshillin Atlantik në Uashington.

E pyetur për rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentja Osmani, ka thënë se duhet pasur shumë kujdes për rrugën që mund të marrë dialogu.

“Teksa ka tentime për ta bërë atë temë më të rëndësishme sesa tjerat, unë mendoj që kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për të ardhmen e dialogut. Ne nuk duhet të biem në kurthin e Vuçiqit, që nënkupton vetëm vonesa dhe zvarritje të procesit. Serbisë nuk i intereson minoriteti serb, por i intereson vetëm që ta ketë një instrument, përmes së cilit do të mund ta sfidojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Ajo e ka komentuar edhe draft-statutin për Asociacionin, të prezantuar më 2 maj, nga një ekip menaxhues, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve, shkruan REL.

“Pika fillestare duhet të jetë Kushtetuta e Kosovës. Jo propozimi i Serbisë që synon të krijojë një tjetër republikë të [udhëheqësit të entitetit serb të Bosnjës, Millorad] Dodikut, apo edhe më keq, në rajon… ndërsa draft-vizioni i Qeverisë i ka prezantuar parametrat, mbi të cilët do të mund të formohet statuti, dhe i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e kushtetutës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.