
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit, i cili potencoi se ikja e qytetarëve është “diçka normale”.
Halimi ka thënë se migrimi nga Kosova është shumë shqetësues dhe se nga Qeveria do të duhej të pritej së paku një hulumtim për shkakun e ikjes së qytetarëve, shkruan Gazeta10.
“Çështja e ikjes së qytetarëve nuk është betejë politike, është shqetësim për shoqërinë dhe duhet të na bëjë bashkë të gjithëve. Derisa zëvendës kryeministri e konstaton ikjen si ‘normale’ do të pritej nga qeveria së paku një hulumtim për t’i dhënë përgjigje pyetjes, pse po ikin qytetarët? Mjekët dhe ekspertët e fushave të ndryshme? Pas kësaj përgjigje dalin plot pyetje të tjera, përgjigjet në të cilat partia në pushtet i kishte në fushata parazgjedhore. Mjerisht nuk i ka më!?”, ka shkruar ajo.
Tutje ajo ka shkruar se pas këtij hulumtimi do të dalin plot përgjigje, që partia në pushtet i kishte në fushatë zgjedhore, e që “mjerisht nuk i ka më”./Gazeta10