
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija po kalon në formë jetësore me skuadrën e Paderbornit.
Muslija ka shënuar nëntë gola e ka dhuruar pesë asistime këtë sezon me skuadrën gjermane në Bundesliga 2, që e bën atë njërin nga lojtarët më të dalluar të kësaj skuadre.
Pas barazimit në ndeshjen ndaj Hamburgut, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, Muslija deklaroi se është i kënaqur me formën, por shtoi se ende mund të përmirësohet.
“Ne duhej ta fitonim atë ndeshje. Jam i kënaqur me formën që po kaloj, por mendoj se unë ende mund të përmirësohem”, deklaroi shkurtimisht mesfushori kosovar.
24-vjeçari është pjesë e Paderbornit që nga viti 2022, ku u transferua nga skuadra tjetër gjermane, Hannoveri.
Ai është golashënuesi më i mirë i Paderbornit këtë edicion.
Muslija është pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2019 dhe deri më tani ka
zhvilluar 13 ndeshje me “Dardanët”, prej të cilave ka arritur të realizojë një herë.