
Sipas mediumeve spanjolle, Barcelona i ka ofruar kontratë të re sulmuesit francez, Ousmane Dembeles.
Me kontratën e re, Dembele do të ishte pjesë e “Blaugranëve” deri në qershor të vitit 2028.
Të dy palët janë të gatshëm që Dembele të qëndrojë në “Camp Nou”.
Mirëpo, Barcelona e ka me nguti që të sigurojë nënshkrimin e tij, pasi në qershor dhe korrik të këtij viti, klauzola e tij bie nga 100 milionë në 50 milionë euro.
Dembele këtë sezon me Barçën ka 30 paraqitje, në të cilat ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 7 asistime.
Që nga janari deri në prill të këtij viti, 25-vjeçari ishte jashtë fushave për shkak të lëndimit, gjersa kishte humbur 17 ndeshje.
Dembele iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për shumën e 140 milionë eurove, teksa kontrata e tij aktuale e mban atë në klub deri në vitin 2024.