Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lutfi Haziri kërkon nga Glauk Konjufca ta përqafojë Isa Mustafën

Gazeta10
12 May 2023 - 14:01

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, që ta përqafojë ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nëse Konjufa ia jep dorën Mustafës për letrën që ia ka kërkuar Mogherinit, për rolin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Asociacionin duhet ta përqafojë.

“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqaf. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë”.

Kujtojmë se Konjufca ka folur për letrën garantuese të ish-përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Asociacioni nuk do të përbëjë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë.

Konjufca në një intervistë në RTV 21 ka thënë se letra në fjalë sot po i ndihmon shumë Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.