Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Deputetja e VV-së bëhet nënë, ky është emri i djalit të saj

Gazeta10
12 May 2023 - 19:08

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci është bërë nënë. Lajmin e ka dhënë shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila ka shkruar se Bogujevci dhe partneri i saj Matias, janë bërë prindër të Julianit.

“Forca e jetës ❤️ E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë”, ka shkruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë të ditur se sikurse deputetja, ashtu dhe foshnja, janë mirë me shëndet.

“Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!”, ka shkruar Kusari. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.