Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Policia gjen eshtra të vjetra në Qubrel të Skenderajt

Gazeta10
13 May 2023 - 9:38

Eshtra të vjetra njerëzore janë gjetur në fshatin Qubrel të Skenderaj, mëngjesin e së premtes.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërat.

“Fsh. Qubrel, Skenderaj 12.05.2023 – 10:00. Raportohet se në skaj rrugës janë gjetur disa eshtra të vjetër një kafkë dhe dyshohet se janë mbetje të vjetra të njerëzve. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për krime lufte ka marrë me vete eshtërtat (mbetjet kockore) dhe do të merre me rast”, thuhet në raport.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është inicuar si “Gjetje e kockave”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.