Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti për raportin e Bankës Botërore: Kosova nga regjimet e kaluara qenka zhvilluar, jo varfëruar

Gazeta10
14 May 2023 - 15:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka cituar Bankën Botërore, duke thënë se “Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’”.

Hoti shkroi në Facebook se kjo dëshmonë se “pavarësisht” sfidave, Kosova gjatë qeverisjeve të kaluara është zhvilluar, e jo varfëruar.

“Banka Botërore po thotë se: “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, shkroi Hoti.

Ai ka akuzuar edhe pushtetin për mashtrime.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit. Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, shkroi Hoti në fund të postimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.