Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Erdogan kryeson me votat e diasporës

Gazeta10
15 May 2023 - 8:52

Në Turqi janë duke u numëruar votat e diasporës për zgjedhjen e presidentit.

Deri tani janë numëruar 67.33%, ku presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan prin me 55.36%.

Rivali i tij, Kemal Kiliçdarogjlu, ka mbledhur 41.26%, ndërkaq Sinan Ogjan 2,20%.

Kujtojmë se nga votat vendore, Erdogan ka rënë në 49.35% e Kiliçdarogjlu ka mbledhur 45%.

Nëse asnjëri kandidat nuk e arrin 50 përqindëshin në fund të numërimit të votave, atëherë vendi shkon në balotazh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.