Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Idrizi tregon se a po ua hapë telefononin ministri Murati kryetarëve tjerë të komunave?

Gazeta10
15 May 2023 - 18:59

Ferit Idrizi kryetar i komunës së Vushtrrisë ka treguar se ka komunikim të mirëfillt me ministrat e kabinetit të Kurtit.

Ai madje në një moment në Info10 në Kanal10 ka arsyetuar angazhimet e ministrave që në momente të caktuara s’ua hapin telefonin kryetarëve të komunave, transmeton Gazeta10.

“Për të qenë i korrekt, se kam thirr asnjëherë. Zakonisht takimet që i kam pasur me ministra tjerë, i kam pasur përmes kabinetit tim, jo drejtpërdrejt. Marrë parasysh se edhe ministrat i kanë agjendat e tyre, dhe në një moment mundet mos me dëgju telefonin, siç mundemi secili prej neve.”, tha ai.

Idrizi pati fjalë të mira në raport me kryetarët për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

“Por, me ministrat tjerë që kam pasur punë më shumë  se me ministrin e Financave, nuk kam pas asnjë punë, përvec një kredie të butë që nuk e garantoi ministria e Financave. Perndryshe me ministrin Aliu brenda dy dite që i kam bërë kërkesë përmes kabinetin, ma ka organziuar takimin edhe me ministrat tjerë. Unë se kam asnjë problem me komuniku me ministra me kabinet.”, u shpreh tutje Idrizi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.