Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e Junikut ankohen për rrjetin elektrik

Gazeta10
16 May 2023 - 9:16

Në emisionin “ Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren  Saranda Alshiqi në fshatin Junik banorët kanë treguar se kanë probleme me tensionin e lartë të enërgjisë elektrike, raporton Gazeta10.

Njëri nga banoret e këtij fshati ka treguar se këtë problem e kanë që një kohë të madhe si dhe ai ka treguar se ka bërë kërkes edhe tek drejtori i Komunës edhe tek KEDS-i.

“Ky problem është një një kohë të gjatë edhe kemi bërë edhe kërkes tek drejtori i Komunës edhe tek KESD-i qe një kohë të gjatë edhe është një problem i madhë edhe gjysa nga ky fshat jemi të rrezikum nga ky tensjon i enërgjis edhe askush nuk ka qu kokën me ardhë”, ka thënë njëri nga banorët e këtij fshati.

 Ata janë në rrezik pasi që një kohë të gjatë kjo nuk ka pasur zgjidhje.

Në një lidhje direkte edhe me zëvendës Drejtorin e kompanisë së KEDS-it, Lulzim Krasniqi ai ka thënë se do të dërgojnë një ekip shikojnë gjendje në këtë fshat dhe do të mundohen të intervenojnë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.