Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani: Miqësi e vjetër dhe e çmueshme, Austria na ndihmoi në shtet-ndërtim

Gazeta10
16 May 2023 - 10:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuar edhe në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.

“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe. Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë”, tha ajo.

Tutje, Osmani ka thënë se “miqësia e Kosovës me Austrinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, tha Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.