
Në Prishtinë po mbahet ceremonia e themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, ku po marrin pjesë krerë të shtetit, aktorë politikë, ambasadorë të huaj, deputetë austriakë e përfaqësues të shteteve të tjera.
Deputeti i Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl, vlerësoi se themelimi i kësaj shoqate është më rëndësi për dy vendet, Kosovën dhe Austrinë. Ai tha se Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës. Mandli falënderoi shoqërinë civile, e cila tha se ka kontribuuar në marrëdhëniet mes dy shteteve, derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët./RTK