Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ballkani i Hapur shkoi për uthulla”, Matoshi e quan Abazoviqin ‘kuazi shqiptar’, e mbanë mbiemrin me ‘viq’

Gazeta10
16 May 2023 - 21:33

Publicisti Halil Matoshi ka komentuar iniciativen për krijimin e Ballkanit të Hapur, duke thënë se “Ballkani i Hapur” shkoj për uthulla.

Sipas tij bota serbe përpos ndikimit në Republika Srpska po e shtrin ndikimin edhe me pjesëmarrjen e Abazoviqit i cili sipas tij është kuazi shqiptar, pasiqë siç tha ai e mbanë emrin me viq.

Ndaj kësaj deklarate të Matoshit reagoj menjëherë gazetari Kushtrim Sadiku duke ia kujtuar Matoshit numrin e madh të shqiptarëve në Luginën e Preshevës që kanë mbiemra të tillë me prapashtesën “viq”.

Matoshi tha tutje se qytetarët mund të ndërrojnë mbiemrin e tyre pasiqë mbiemrat që mbarojnë me “viq” nuk i përkasin shqiptarëve. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.