Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurtishaj: Çmimi i naftës nuk do të zbret, pa pasur stabilitet të çmimeve të derivateve

Gazeta10
17 May 2023 - 9:12

Zbritja e çmimit të naftës, ka bërë që shumë qytetarë të ankohen për çmimet e larta të biletave që nuk po ndryshojnë fare, shkruan Gazeta10.

Lidhur me këtë, kryetari i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj, njëherësh edhe anëtar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, ka thënë se nuk mundet të ketë zbritje të biletave pa pasur stabilitet në çmimet e derivateve.

“Ngritja ose zbritja e çmimeve varet nga secili operator. Sigurisht me këto lëvizje e çmimit të naftës, ka një tendencë për zbritje edhe pse nuk kemi një stabilitet sepse për të pasur një stabilitet për zbritje, duhet me pas një stabilitet për lëndën e parë. Dhe besoj që kjo është arsyeja se përse s’ka lëvizur çmimi i biletave të autobusëve. Kjo është çështje që lidhet me secilën kompani sepse shoqata s’ka marrë vendimin për ngritje të çmimit. Lëvizja e çmimeve në transport ndërurban do të bëhen kur të ketë stabilitet të çmimit të derivateve.”, tha ai në “Mëngjesi me Arben Ahmetin”./Gazeta10

https://youtu.be/HD25v_LQS_c

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.