
Një grup fëmijësh të vegjël të një shkolle fillore kanë pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën, pas një aksidenti të tmerrshëm me autobus.
Aksidenti ka ndodhur të martën në një nga periferitë perëndimore të Melburnit.
Një automjet i rëndë është përplasur me një autobus shkollor që transportonte nxënës të shkollave fillore, pas së cilës autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë 18 nxënës, ndërsa të tjerëve iu dha ndihma mjekësore në vend dhe u dërguan në shtëpi.
Shërbimet e urgjencës dhe kalimtarët e rastit shkuan në vendngjarje për të ndihmuar dhe 21 fëmijë, të moshës 5 deri në 11 vjeç, u dërguan në spital, ku shumë prej tyre kërkonin ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.