
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se ndihet e kënaqur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente kalimi, raporton Gazeta10.
Cramon ka thënë se shpreson në zbatim të shpejtë të marrëveshjes.
Tutje, Cramon ka thënë se një zbatim i shpejtë i kësaj marrëveshjeje mund të dërgojë edhe në marrëveshjen përfundimtare të normalizimit.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo. Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, ka shkruar Cramon në llogarinë e saj në Twitter.
Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10