Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ti s’ke dëgju, unë të shkarkoj” – Gashi për bastisjet e sotme: Të mos pengohet procesi i hetimeve

Gazeta10
17 May 2023 - 18:48

“Çështja e NPB-së ka qenë politike që nga ditët e para”, sipas Kenan Gashit nga organizata AVONET.

Presionet publike, kërkesat e paditë ndaj organeve të rendit, sipas tij shpeshherë e kanë cenuar procesin e hetimeve, transmeton Gazeta10.

Raste të ngjashme ai thotë se kanë ndodhur edhe në të kaluarën.  

“Çdo herë kemi parë kritika të ashpëra për këtë procesë por asnjëherë s’ka përfunduar me epilog qysh është diskutuar në opinion publikë. Prandaj mendoj që është penguar në këtë drejtim. Presim rezultate në të ardhmën.”, theksoi ai në Info10.

Gashi ka përmendur rastin e shkarkimit të zyrtarit të OSHP-së, që sipas tij, Kurti e përdori për ta sulmuar këtë organ të pavarur, transmeton Gazeta10.

“OSHP-ja s’është organ që nxjerr efikasitetin apo cilësinë e një produkti medicinal, por është që e zbaton Ligjin e Prokurimit. Ka qenë cenim i demokracisë dhe funksionimit të organeve të pavarura. Nëse ka ndodhë në histori të Kosovës për të ndikuar në një tender, unë deri më tash s’kam pa, vetëm kur kemi diskutu për Bechtel Enka kur është nënshkruar kontrata për mostransparencë, por jo për ndikuar në vendimmarrje.”, tha tutje Gashi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.