
Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka thënë se reciprociteti me Serbinë po jetësohet fal insistimit të qeverisë dhe atij amerikan, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky është lajm i mirë sepse po e pozicionin si duhet Kosovën në procesin e dialogut e Serbinë.
“Fal qeverisë insistuese dhe fal insistimit amerikan, reciprociteti me Serbinë po jetësohet. Ky është lajm shumë i mirë dhe dëshmi se kjo qeveri po e pozicionon si duhet Kosovën në procesin e dialogun me Serbinë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10