
Edi Rama sërish është vënë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë një fjalimi në Forumin Botëror të liderëve në Finalandë. Ai tha se me Gjykatën Speciale po i bëhet një padrejtësi e madhe Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së. Madje sipas Ramës, fatin e Thaçit mund ta ketë pas 10 vjetësh presidenti aktual i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton Gazeta10.
Ukraina ka hyrë në vitin e dytë të luftës më Rusinë, dhe ende nuk ka një epilog të dhënies fund të saj.
Njeriu që u bë model frymëzimi jo vetëm për popullin ukrainas por tërë botën, presidenti Vplodymyr Zelensky mund të përfundojë pas 10 vjetësh i akuzuar si ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këtë paralele, ka disa herë që e tërheq kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili në konferëncën vjetore para liderëve botërorë në Islandë tha se Kosovës dhe Thacit poi bëhet padrejtësi e madhe.
“Akuza totalisht të pabazuara për trafikim organesh njerëzore u ngritën si pikënisje për njollosjen e Shqipërisë dhe Kosovës e kur pashë propagandën e Kremlinir të flasin për organet njerëzore në Donbas mu duk sikur pashë Zelenskyn pas dhjetë vitesh gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur me të njëjtat akuza absurd. Ndjesë për këtë çelje jo konvencionale por është tejet shkurajuese të dish që situata ku përfshihet ish-presidenti i Kosovës e pati zanafillën në Këshilllin e Evropës dhe e ka për detyrë të tërheqë çdo vendim të gabuar. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq se të bëhej ky veprim I rëndë 12 vitë më parë”.
Sipas Ramës, kjo gjykatë e mbështetur nga një raport i Këshillit të Evropës që në mënyrë djallëzore u sponsorua nga përfaqësues të Putinit.
“Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve mes Ukrainës e Zelenskyt dhe Kosovës e Thaçit. Nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt UÇK-së nisi saktësisht në Këshillin e Evropës në ndikimin dashakeq të Federatës Ruse. Presidenti i Kosovës gjykohet tashmë nga një gjykatë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike e mbështetur nga një raporti I 2011 të KE, i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësues të Putinit”, ka thënë Rama.
Në adresimin e tij ai ka përmendur numrin e madh të rusëve që punojnë në Këshill të Evropës dhe qasjen dashakeqëse për botërnë demokratike që ata kanë.
Rama ka përmbyllur fjalën e tij duke thënë “Zoti e bekoftë Europën dhe shpëtoftë Ukrainën”. /Gazeta10/