
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në emisionin “Prime Time” ka folur lidhur me dorëheqjet në veri që sipas tij u dëshmuan se serbët nuk i ndëgjojnë rregullat e Kosovës.
“U dëshmua me dorëheqjen e tyre që ata nuk dëgjojnë as rregullat e Kosovës as Kshtetutën e vendit, as ligjet e vendit por ma tepër kanë kokën e kthyer nga Beogradi, dhe ne duhet të jemi të vëmendshëm që të mos vie deri të eskalimi i situatës sidomos tani kur po përmendet edhe betimi i kryetarëve të rinjë në veri”, u shpreh ai.
Sipas Lekajt Beogradi është i interesuar për destabilim të Kosovës dhe të veriut por nuk duhet të biem në grackën e tyre./Gazeta10