Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“S’më bëri drekën”, zbardhet dëshmia e 58 vjeçarit që vrau kunatën në Elbasan

Gazeta10
18 May 2023 - 9:37

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë se 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas në Elbasan, 44-vjeçaren Alma Qevani. Tashi ka deklaruar për policinë se e vrau Alma Qevanin pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën, e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.

“E vrava se s’më bëri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe thotë se ka bërë gjënë e duhur. Për mediat, fqinjët e 44 vjeçares thanë se nuk ishin në dijeni të një konflikti mes tyre./abcnews.al

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.