Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefja e VV-së: Kemi numra, por jo fleksibilitet – Opozita ka hequr dorë nga mandati i saj

Gazeta10
18 May 2023 - 10:10

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur rreth dështimit të seancave në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta10.

Kusari-Lila, në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, ka arsyetuar mungesat e deputetëve duke thënë se kanë pasur angazhime të tjera në komisionet parlamentare.

Përveç punës në seancë, deputetët kanë punë edhe në draftimin e ligjeve, grupet punuese, kanë qenë tre ose katër grupe punuese në komisionet parlamentare. Gjithashtu kanë qenë të angazhuara edhe tre udhëtime të komisioneve të ndryshme të planifikuara me kohë, në funksion të punës së deputetëve. Janë mbajtur  2 mbledhje të Kryesisë, që kanë pasur shqyrtimin e rregullores së Kuvendit, puna ka vazhduar në grupet punuese dhe komisione. Pritet që javën tjetër të kemi dy seanca, njëra do të përfshijë vazhdimin, tjetra seancë të re.”, tha ajo.

Poashtu deputetja e VV-së,  ka paralajmëruar se në javët në vazhdim do të mbahen nga dy seanca që të zihet agjenda legjislative e planifikuar.

E akuzave të opozitës se pushteti nuk po ka mjaftueshëm vota në Kuvend, Kusari-Lila iu kundërpërgjigj duke thënë se nuk e kanë fleksibilitetin që duan, por numra kanë.

Në fakt opozita, duke se kanë hequr dorë nga mandati I tyre si deputetë, sepse ata duhet të mbajnë një lloj përgjegjësie të diskutimit e trajtimit në seanca. Pozita i ka numrat e kem i thënë, natyrisht nuk jemi në fleksibilitetin që do donim ta kishim, por angazhimet po vazhdojnë. Unë prapë  i them opozitës që ta shohin punët e tyre, përtej funksionimit për komente politike.”, tha ajo.

Tani e disa javë është duke dështuar mbajtja e seancave në Kuvendin e Kosovës, si shkak i mungesës së kuorumit./Gazeta10

https://youtu.be/Qsrapkpz7BE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.