
Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK-së, Enver Hajdari në emisionin “Info10”, ka komentuar edhe seancat ku po japin dëshmitë e tyre, dëshmitarët e Prokurorisë Speciale kundër Thaçit dhe të tjerëve.
Hajdari tha se ata dëshmitarë Gjykata Speciale i ka krijuar vetë apo i ka paguar. “Këta njerëz janë të shantazhuar apo të paguar nga Serbia”, tha Hajdari.
Sipas tij mbyllja e seancave na jep edhe më shumë bindje që kjo gjykatë është e padrejtë. “Gjykata ka mekanizma të ndryshëm për t’i mbrojtur ata dëshmitarë pa pasur nevoj që të mbyllë për publikun seancat e dëshmive të tyre”, tha tutje ai. /Gazeta10/