Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dikriminimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës- Menendez pyet Escobar-in: Çfarë po bëjmë ne?

Gazeta10
18 May 2023 - 19:19

Në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë në senatin amerikan, kryesuesi Bob Menendez, e ka ngritur çështjen e diskriminit sistematik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, për çka u kërkoi llogari Këshilltarit të Lartë në DASh, Derek Chollet dhe emisarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se çfarë po bën ShBA për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

“Unë personalisht kam dëgjuar nga liderët shqiptarë të Kosovës se shqiptarët në Luginë të Preshevës diskriminohen sistematikisht në Serbi. Raportohet se identiteti i tyre fshihet nga databazat e shtetit serb, duke bërë kështu në thelb njerëz pa shtet. Ndërsa Serbia politizon të drejtat e pakicave në Kosovë, çfarë po bëjmë ne për të adresuar të drejtat e shqpitarëve në Serbi?”, shtroi pyetjen Kryesuesi Menendez, raporton Nacionale.

Ndaj kësaj pyetje, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, nuk pohoi as mohoi asgjë në lidhje me vlerësimet e Menendez, por tha se ambasada amerikane në Beograd punon për këtë gjë.

“Ambasada jonë në Beograd është në mënyrë aktive e angazhuar për këtë. Po përdorim para amerikane pët të ndihmuar në krijimin e disa mundësive për të mundësuar mbrojtje kyçe për shqiptarët, por edhe për boshnjakët dhe komunitetet tjera. Por, ndryshe nga Kosova, Serbia është e njohur nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, dhe është shumë më përpara në rrugën e saj integruese. Por, në të njëjtën kohë ata kanë obligime më të mëdha për të ruajtur të drejtat e pakicave. Dhe do t’i përdorim të gjitha ata leva për t’u siguruar se të gjitha ato të drejta janë të mbrojtura” ka thënë Escobar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.