Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi: Emigrimi masiv i qytetarëve – pasojë e keqqeverisjes dhe dëshpërimit nga Kurti

Gazeta10
18 May 2023 - 20:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnisi në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, foli edhe për ikjen e të rinjve nga Kosova, duke thënë se migrimi i të rinjve është plaga kryesore e sotme e shtetit tonë.

“Dy vitet e fundit, sipas të dhënave të ASK-së, nga Kosova kanë emigruar mbi 120 mijë qytetarë dhe pyetja duhet me u shtru pse kaq shumë në këtë kohë”, tha Krasniqi.

Sipas tij problemi është që tani  nuk po ikin vetëm ata që janë të papunë por sot po ikin edhe infermierë e mjek, inxhinierë dhe kjo edhe për shkak të zhgenjimit të tyre nga premtimet e kësaj qeverie.

“Parimi i meritokracisë është ajo që i ka zhgenjyer më së shumti të rinjtë me qeverinë Kurti, pasiqë Kurti e bëri të kundërten. Njerëzit kanë besu që Kurti do të sjellë punë dhe drejtësi, që aktivistat e VV-së nuk kanë me ia zënë vendin, por ata e bënë të kundërten duke i mbushur ndermarrjet publike me militantë të tyre”, tha Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.