Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U raportua si e zhdukur – Vajza denoncon dhunën seksuale në polici, arrestohet i dyshuari

Gazeta10
22 May 2023 - 9:57

Një vajzë ne Fushë Kosovë është raportuar e zhdukur për disa ditë dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Sipas raportit policor viktima pasi ishte shpallur si e zhdukur  ajo dyshohet se është  dhunuar nga një burrë, lidhur me rastin viktima është intervistuar dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 21.05.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.