Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fillon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mungon në sallë Jakup Krasniqi

Gazeta10
23 May 2023 - 9:52

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimin ndaj krerëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca e sotme gjyqësore filloi me njoftimin që Jakup Krasniqi nuk do të jetë prezent në sallë por që do ta ndjek me videolidhje seancën e sotme.

Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve.

Dëshmitari i radhës i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur 4355.

Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i pestë me kodin 3165 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sikur ditët e kaluara edhe dje seanca në shumicën e kohës ka qenë me përmbajtje të redaktuar dhe në sesion privat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.