
Në Kosovë, aktualisht janë 1900 raste aktive me COVID 19, ku 24 prej tyre po trajtohen në klinika e spitale.
Sipas raportit të funtit të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka vdekur dhe 166 raste të tjera janë identifikuar nga 798 teste të bëra. Janë shëruar 519 persona, teksa janë vaksinuar 37 persona.
Bazuar në raportin e fundit, në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, po trajtohen 24 pacientë të konfirmuar me COVID-19.
“Klinika Infektive, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente, Spitali i Gjakovës, 9, Spitali i Prizrenit, 3 dhe 3 në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në njoftimin Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës./Gazeta10