
Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister në verë pritet të largohet nga Brightoni, por jo edhe nga Premierliga.
Siç raportojnë mediat angleze, Mac Allister është pranë arritjes së marrëveshjes personale me Liverpoolin dhe në afatin kalimtar veror ai pritet të zbarkojë në “Anfield”.
“The Reds” janë që një kohë të gjatë duke e monitoruar situatën e argjentinasit dhe shumë shpejt pritet t’i dërgojnë Brightonit ofertë për shërbimet e tij.
24-vjeçari kishte impresionuar me paraqitjet e tij në Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe ishte njëri nga lojtarët kyç të “Albicelestes” në rrugëtimin e tyre drejt trofeut të çmuar.
Falë paraqitjeve të mira në Katar, në drejtim të Mac Allister kishin ardhur shumë oferta nga klubet më të mëdha evropiane, të cilat dëshirojnë me çdo kusht transferimin e tij.
Argjnetinasi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 42 milionë euro.
Mesfushori këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe dhuruar tre asistime në 38 ndeshje me Broghtonin në të gjitha kompeticionet.