Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mori hakun e vëllait, vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në Kavajë

Gazeta10
23 May 2023 - 17:42

Habib Rexha, 31-vjeçari që dyshohet se vrau Arjan Gosën dy ditë më parë në Kavajë është vetëdorëzuar në polici.

Policia bëri me dije se krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

“Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë”, tha policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18.30 të së dielës, në lagjen Nr. 1, në Kavajë.

Arjan Gosa ishte me të atin e po pinte kafe në një lokal, në momentin që Rexha ka shkuar dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas 31-vjeçari është larguar me këmbë nga vendi i ngjarjes.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Edmond Gosa humbi jetën në 29 mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën./euronewsalbania

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.