Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mirëpret marrëveshjen e arritur për lëvizjen e lirë 

Gazeta10
28 August 2022 - 9:42

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë – KASh, e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për heqjen e dokumenteve shtesë për hyrje-daljet në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

KASh ka vlerësuar se arritja e kësaj marrëveshje është vendimi më i mirë që u shërben qytetarëve të të dyja vendeve, transmeton Gazeta10. 

Sipas tyre, ky vendim është mënyra më e dobishme për t’i shërbyer normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe për t’i dhënë kuptim dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me mbështetjen e ShBA-së. 

“Dialogu nuk mund dhe nuk duhet të shndërrohet në një mekanizëm frigoriferik të statukuosë, por të përparimit të qenësishëm, në përputhje me qëllimin e tij. KASh përshëndet angazhimin e të dërguarve të posaçëm të BE dhe ShBA, Lajçak dhe Eskobar, Përfaqësuesit të lartë Borrell dhe Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg, për frenimin e përshkallëzimit të situatës dhe rikthimin në tryezën e një dialogu përmbajtjesor të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim. 

KASh u bënë thirrje BE-së dhe ShBA-së, për vazhdimin e angazhimit intensiv për arritjen e një marrëveshjeje të plotë mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që stabilizon marrëdhëniet politike, përfshin njohjen reciproke mes dy shteteve bashkë me detyrimin dhe përgjegjësinë për zbatimin e pakthyeshëm të zotimeve të marra./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.