Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia anulon Paradën e Krenarisë, Vuçiç: Kemi probleme të tjera – si tensionet me Kosovën

Gazeta10
28 August 2022 - 10:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se parada e komunitetit LBTIQ, që është parashikuar të mbahet në shtator, nuk do të zhvillohet.

Ai tha se nuk është i kënaqur me vendimin e marrë, por se sipas tij Serbia duhet të fokusohet në çështje të tjera, mes të cilave është dhe ajo e Kosovës.

Organizatorët e paradës reaguan menjëherë pas këtij njoftimi, duke njoftuar se do të vijojnë me planin e tyre, duke e konsideruar të paligjshëm çdo lloj ndalimi nga ana e autoriteteve.

Gjatë një konference për shtyp, Vuçiq anulimin e kësaj parade e bëri të ditur në një konferencë për media, ku tha se ajo do të shtyhet ose anulohet për shkak të tensioneve me Kosovën, si dhe problemeve të reja që kanë lidhje me sigurimin e energjisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.