
Milaim Zeka ka komentuar edhe njëherë marrëveshjen e arritur për dokumentet e hyrje-daljeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Zeka ka thënë se kundër kësaj marrëveshje 11 vite më parë është protestuar, teksa shton se do të festohet edhe për krijimin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai këtë e ka bërë nëpërmjet dy postimeve në rrjetin social Facebook, ku në një video shihen duke protestuar përkrahës të VV-së kundër negociatave me Serbinë, dhe në një status ku tregon se pse sipas tij Kryeministri Albin Kurti është gjenial për mbështetësit e tij. /Gazeta10