Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi nxjerr statistikat e qeverisjes komunale: Kjo është ajo që kemi premtuar

Gazeta10
24 May 2023 - 14:02

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i lumtur me kryetarët e komunave të cilat qeverisen nga partia e tij.

Ai shkruan se Komuna e Skënderajt, e qeverisur nga Kryetari Fadil Nura dhe ekipi i tij, janë shpallur kampion të Kosovës në Indeksin e Transparencës për vitin 2022 – në raportin e fundit të Insitutit Demokratik të Kosovës.

Tutje, Krasniqi shkruan se në mesin e dhjetë komunave më transparente dhe efikase janë edhe pesë komuna të tjera të qeverisuara nga PDK, Mitrovica, Prizreni, Drenasi, Ferizaj dhe Hani i Elezit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.