
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është ndër vendet me shifrat më të ulëta të inflacionit.
Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes, tha se teksa çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, mënyra më e mirë e tejkalimit të krizës, është kursimi.
“Me inflacionin jemi ndër vendet me shifrat më të ulëta, krahasuar me vendet e zhvilluara evropiane, sa i përket mbështetjes ekonomike që po i japim sektorit të energjisë, sipas ‘Financial Times’, Kosova është vendi i katërt në Evropë. Kjo mbështje është në disa forma”, tha ai.
Sipas Kurtit, qytetarët nuk duhet të jenë pesimistë, por të kursejnë pasi në kohë krize, sipas tij, kursimi është patriotizëm.
“Çmimet po rriten, është mirë të kursejmë. Pra jo pesimizëm, por realizëm ekonomik. Kursimi në këtë kohë krize është patriotizëm. Ata që thonë mos kurseni duan t’iu vjedhin”, tha Kurti.
Ai deklaroi se pandemia e COVID-19, post-pandemia, lufta në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë, tensionet mes Kinës e Tajvanit si dhe kriza klimatike në botë, ka ndikuar në rritjen e krizës ekonomike./Gazeta10