Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina apelon vendimin e Komisionit për licencimin e klubeve të FFK-së

Gazeta10
24 May 2023 - 18:37

Klubi i futbollit Prishtina ka apeluar vendimin e Komisionit për Livencimin e klubeve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Prishtina kërkon të shfuqizohet vendimi i Komisionit dhe t’i jepet licenca e UEFA-s për paraqitje në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.

Prishtina ankesën e ka bërë në organin e Apelit të FFK-së.

Prishtina në ankjesë ka prezantuar të gjitha konfirmimet e detyrimeve të shlyera dhe marrëveshjet që i kanë bërë me lojtarët. Për rastin e Leonit Abazit, Prishtina ka thënë se “është një rast shumë serioz që meriton vëmendje dhe konsideratë të veçantë”. Kanal10 posedon ankesën e Prishtinës të cilën do ta paraqesë të kompletuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.