
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për dokumentet hyre-dalje mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një komunikate për medie, kjo ministri shpreson që të dy vendet të arrijnë marrëveshje edhe për targat, transmeton Gazeta10.
“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese. Shpresojmë që palët të bien dakord sa më shpejt për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në komunikatë.
Tutje, bëhet e ditur se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon./Gazeta10
