
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar për situatën e cila po krijohet në veri të Mitrovicës.
Ai gjithashtu ka thënë se e kemi obligim t’ua sigurojnë kryetarëve të rinj kryerjen e obligimeve si dhe komuna është e qytetarëve dhe qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë.
“Pas mbajtjes së zgjedhjeve të datës 23 prill, janë mbajtur seancat konstituive në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.Dje u betuan edhe kryetarët e komunës së Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Për ta sot është dita e parë e punës. Punë dhe shërbim të cilin duhet ta kryejnë nga zyret e Komunave bashkë me shërbyesit civilë. Ata janë zotuar që do t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim që t’ua sigurojmë dhe mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, thuhet në njoftim.